Lajçak: Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, dhe se BE-ja po punon që i gjithë procesi të përshpejtohet.

Pas takimit në Qeveri, ai ka bërë të ditur se do të ketë edhe një takim në kuadër të dialogut, por nuk ka dashur ta bëjë të ditur datën.
Marrëveshja e Ohrit ëszhtë ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia”.

“Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur”, ka thënë ai, për një takim mes Kosovës dhe Serbisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here