Ky është parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditëve të fundit të nëntorit.

Priten edhe të reshura bore por edhe shiu, me rritje të temperaturave.

Më 1 dhjetor do të jetë mot i butë me shtim të vranësirave, ndërsa vende-vende pritjen reshje lokale shiu.

Moti për pesë ditët e ardhshme:

Mot i ndryshueshëm në ditët e fundit të nëntorit. Priten edhe të reshura bore, por dhe shiu, me rritje të temperaturave.

26.11.2023 – Ciklonet vazhdojnë të depërtojnë përgjatë kontinentit europian edhe ditëve të fundit të nëntorit, që edhe do të kushtëzojnë mot më të ndryshueshëm mbi vend. Nuk mungonjë as intervale me diell ditën e hënë, por që mbetet ende ftohtë, me temperatura ngrirëse orëve të mëngjesit deri në -8C.

Të martën sërish të reshurat përfshinë vendin, fillimisht si reshje të dobëta bore, por që me rritje të temperaturës, ditën deri në 5C, shndërrohen edhe në reshje shiu. Vende-vende ka mundësi të bie edhe shi i akullt. Të reshurat pushojnë ditën e mërkurë, ndërsa të enjten do të ketë intervale me diell.

Të premten mbrëma sërish të reshura shiu përfshinë vendin, që pritet të vazhdojnë edhe në fundjavë, ku mund të shndërrohen në borë deri ditën e diel.

Temperaturat pas një rënie të mërkurën në 3C, të premten rriten deri në 9C e 10C. Minimalet luhaten ndërmjet -4C e 2C.

Cilësia e ajrit vetëm se vazhdon të përkeqësohet në këto temperaturat të ulëta dhe me qetësimin e erërave, ndotësit ajror do të jenë më të rritur. Indeksi do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, sidomos orëve të mbrëmjes.

27.11 – Kryesisht me diell. Ngrica në mëngjes. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.

28.11 – Reshje të dobëta bore që fillojnë gjatë natës, nga orët e para të mëngjesit shndërrohen në shi. Të reshurat e shiut vazhdojnë kohëpaskohe edhe ditën dhe në mbrëmje.

29.11 – Reshjet e shiu pushojnë orëve të mëngjesit. Ditën do të mbajë mot kryesisht me vransira.

30.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk priten të reshura.

1.12 – Më butë, me shtim të vranisrave. Vende-vende priten reshje lokale shiu.

Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s, të martën me hove deri në 15m/s. Ditën e martë përkohësisht ndryshon drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike shumë e ndryshueshme. Të martën zbret edhe thellë nën vlera normale.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights