Kush është infermierja 28-vjeçare që u vetëvra

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 28-vjeçare K.Z, e cila i dha fund jetë në mënyrë tragjike mesditën e kësaj të marte në Elbasan.

E reja u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani”. K.Z ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, teksa punonte si infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.Burime bëjnë me dije se e ndjera banonte me qira ne katin e dytë të pallatit dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen në vend.

Sipas Policisë, dyshohet se 28-vjeçarja e ka ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e depresionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here