Kurti: Shtetin që e gëzojmë ua kemi borxh dëshmorëve të UÇK-së

Në Pashtrik, u përurua Shtegu i Lirisë, projekt që përkujton sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përveç vend përkujtimi, Shtegu i Lirisë do të shërbejë edhe si pistë për garat me motoçikleta.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

“Jemi ne populli pasardhësit e UÇK-së, të cilët kremtojmë edhe çlirimin e vendit tonë por njëkohësisht përkujtojmë sakrificën, flijimin, rënien heroike të atyre dëshmorëve të cilëve ua kemi borxh edhe gëzimin e lirisë edhe shtetin që e gëzojmë. Lavdi gjithë dëshmorëve të UÇK-së dhe u qoftë i mbarë rrugëtimi të gjithë motoçiklistëve”, tha Kurti.

Aty u tha se shtegu nuk është vetëm vend përkujtimi e nderimi, por edhe një frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Një shteg që ka një domethënie jashtëzakonisht të madhe, një shteg që do të përjetësohet me emrin tij dhe brezat që do të vijnë mbrapa duke u nisur nga emri i shtegut lirisë do t’i kujtojnë vuajtjet që ka kaluar populli Kosovës për të arritur në këtë ditë, ku sot ne po gjejmë rrugë të ndryshme që të bashkojmë kufirin e shqiptarëve mes veti dhe të heqim barrierat që kemi pasur deri më sot”, tha Miftar Dauti, kryetar i Bashkësisë së Krumës.

Realizimi i këtij projekti shënon moment të rëndësishëm për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

“Në përballje me armikun u ballafaquan 42 bashkëluftëtar tonë të cilët dhe dhanë jetën në këtë vend. Ne sot ku po shkelim, po shkelim nëpër gjakun e tyre nga poshtë lapidari e deri te pjesa ku do të fillojnë garat motoristët”, tha Mahir Hasani nga Shoqata e Kosovës për kërkim – shpëtim.

Ky shteg do të ofrojë një kombinim unik të historisë dhe sportit për të gjithë vizitorët dhe entuziastët e motoçikletave./RTK/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here