Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia vazhdimisht kërcënon dhe kësisoj Kosova po përgatitet.
Kurti tha se vendi ynë duhet të bëjë kapacitete dhe aftësi ushtarake që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm.
“Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë ushtri më të madhe apo më të fuqishme se Serbia tani. E ardhmja është e hapur, natyrisht, por ne duhet të bëjmë kapacitete dhe aftësi ushtarake të tilla që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm”, tha Kurti.
“Vigjilencën duhet ta kemi sepse rreziku permanent nga Serbia nuk është eliminuar”, shtoi ai./A2CNN