Kryeministri kanadez kërkon përgjigje për rrëzimin e aeroplanit me 176 pasagjerë në Iran, Teherani refuzon t’i dorëzojë kutitë e zeza

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, është zotuar sot se do të kërkojë përgjigje për 176 pasagjerët përfshirë 63 kanadezë që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Teheranit, ku Irani zyrtar pretendon se bëhet fjalë për defekt teknik – më saktësisht duke thënë se motori ishte përfshirë nga zjarri dhe kategorikisht po refuzon t’i dorëzojë kutitë e zeza.

Aeroplani Boeing 737 ishte ngritur në ajër nga aeroporti ndërkombëtar Khomeini, pak orë pasi Irani kreu sulmet me raketa mbi bazat e ushtarëve amerikanë në Irak, transmeton Telegrafi.

E si pasojë e rrëzimit të aeroplanit kanë humbur jetën tre shtetas britanikë, 63 kanadezë nga 168 pasagjerë sa ishin në total, pa e përfshirë ekuipazhin prej nëntë personave që ishin brenda fluturakes së Ukrainës. Deri më tani nuk raportohet për të mbijetuar.

Kryeministri kanadez u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, duke u zotuar se ky rrëzimit i aeroplanit nuk do të kalojë pa u kryer një hetim i detajuar dhe se kanadezët kanë nevojë për përgjigjet në pyetje të shumta dhe për këtë tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-të.

Në anën tjetër Irani po këmbëngul se bëhet fjalë për “defekt teknik” dhe se sipas tyre piloti kishte humbur kontrollin, kur motori u përfshirë nga flaka gjatë fluturimit, por Teherani nuk po tregon se çfarë do të ndodhë me kutitë e zeza.

Videot e publikuar më poshtë tregojnë aeroplanit e djegur para se të binte në tokë, duke shkaktuar një zjarr në qiell dhe në krahët e fluturakes dhe pothuajse në tërë trupin janë disa vrima misterioze.

Aeroplani Boeing ishte vetëm katër vite i vjetër dhe vetëm dy ditë më parë kishte kaluar me sukses kontrollet, dhe konsiderohej se kishte ekuipazhin më të mirë, kanë bërë të ditur zyrtar ukrainas të kësaj aviokompanie.

Kujtojmë që rrëzimi i aeroplanit ndodhi në ditën kur Irani kreu sulm me raketa mbi bazat e ushtarëve amerikanë në Irak, ndërsa ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka pranuar se brenda fluturakes ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 3 britanikë si dhe 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë dhe 4 gjermanë. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights