Kryeinspektori i MMPHI-së, njëherësh veprimtari, shkrimtari, publicisti dhe luftëtari i lirisë, Bedri Halimi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ndau lajmin se ka kaluar me sukses një operacion të ndërlikuar.
“Dje me 10 korrik 2024, në Spitalin Rezonanca 2, duke ju falenderuar Zotit dhe personelit mjekësor me në krye kirurgun Dr. Ymer Durmishi, bëra edhe një operacion të ndërlikuar, shpresoj me sukses. Gjithashtu falenderoj Dr. Ilir Kurtishin dhe Dr. Skender Telakun me të shoqen e tij Lavdijen për kujdesin e treguar në vazhdimësi ndaj meje”, ka shkruar Halimi.