Kryearkitekti i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita do drejtojë edhe fushatën elektorale të opozitës shqiptare.
Lajmi ka bërë shumë bujë në opinionin publik, pasi LaCivita drejtoi një nga fushatat më të vështira, por edhe më spektakolare në historinë politike.LaCivita u prezantua në një konferencë për shtyp nga kryetari i PD, Sali Berisha.Më vonë, LaCivita u filmua nga kamerat e SYRI TV duke mbërritur në selinë blu.
LaCivita do takohet me liderin demokrat, Sali Berisha.
Ai përshëndeti gazetarët me dy gishtat lart.
Më herët, LaCivita tha se Berisha do të fitojë zgjedhjet, duke theksuar se ai është një mik i vërtetë prej shumë kohësh i SHBA dhe Donald Trump.