Kosova është në hall me me monedhën 2 euro të falsifikuar e cila është shpërndarë me të madhe në vend.
Një zyrtare e bankës në Graçanicë ka njoftuar policinë se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 245 monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.
“Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike 245×2€ në vlerë 490 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.