“Kon e ke pyet që je martu”: 30-vjeçarja në Prishtinë në hall nga ish i dashuri

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre.

Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet, ngacmimet e sulmet ndaj tyre.

Në një situatë të tillë është gjendur edhe një 30-vjeçare në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pas kërcënimeve nga ish i dashuri.

Burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar se me të dyshuarin është ndarë qe një kohë dhe tash ka krijuar lidhje të re e madje edhe është martuar.

Martesa e saj siç duket e ka mllefosur të dyshuarin, i cili përmes rrjeteve sociale, e ka kanosur seriozisht, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights