Kjo lopë është shitur për 5 milionë euro, kjo është ajo që e bën të veçantë

Libri i Rekordeve Guinness mbledh arritje të shumta interesante në një vend. Tani një lopë ka hyrë në atë listë.

Viatina-19, lopa e racës Nelore nga Brazili, është bërë lopa më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, shkruan “Economic Times”.

Lopët e racës Nelore kanë mish të cilësisë së lartë dhe shquhen për shijen e jashtëzakonshme.

“Njohja e Viatina-19 tonë të dashur nga Libri Guinness nuk është vetëm arritje personale, por edhe moment historik i jashtëzakonshëm në historinë e racës Nelore dhe përmirësimin gjenetik në tërësi”, ka thënë seleksionuesi Agropecuaria Napemo.

Kjo lopë theu Rekordin Botëror Guinness pasi u shit për rreth 5 milionë euro.

Lopa Nelore karakterizohet nga ngjyra e bardhë, lëkura e butë dhe një gungë në shpinë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights