“Kika na mashtroi për ‘Talent Show'”, ankohen prindërit nga Shqipëria – thonë se e kanë pagur 250 deri në 500 euro

Kreshnik Husaj, i njohur edhe me emrin artistik “Kika”, pretendonte të bëhej një nga producentët me më nam në vendet ku flitet shqip. Ai madje pretendoi se do të organizonte një talent show, ku do të zbulonte talente të reja, në fusha të ndryshme të artit.

Në këtë situatë, prindër të shumtë nga mbarë Shqipëria e Kosova filluan të vënë kontakte me të.

Të gjitha këto kontakte ai i vendosi në një grup të përbashkët në rrjetin social Whats Up, ku i vuri edhe emrin “Kika”.

250 deri në 500 euro është shuma që shumë prindër nga Tirana, Vlora, Fushë Kruja e qytete të ndryshme nga Shqipëria kanë paguar për t’i dërguar fëmijët në këtë talent show të pretenduar.

Por shumë prej tyre janë ankuar për mashtrimin që ‘Kika’ ua bëri atyre. 250 euro kishte paguar një prind tjetër, por sapo i dha të hollat, Kika më nuk po ua kthente mesazhet, e as nuk po ua dërgonte kontratën për të bijën e saj.

Albana Rodakaj është një nga prindërit që ra pre e këtij mashtrimi dhe në një komunikim me “producentin e pretenduar”, ai do ta ftonte atë që të vinte në Prishtinë.

Por kur Albana erdhi në Prishtinë, Kika u zhduk. Madje paratë që ai i kërkonte nga prindërit, thoshte që do t’u kthehen 3 deri në 5 fish më shumë atyre.

Për këtë ai ua dërgoi një draft kontratë, ku thuhej se përfitimet do të shkonin deri në 4 mijë e 800 euro për vetëm gjysmën e vitit, raporton Kiks.

Megjithatë, Kreshnik Husaj u dekonspirua nga prindërit dhe zgjodhi heshtjen, duke injoruar mesazhet e shumta që i vinin nga 10 prindër.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here