Këmbësorët s’e respektojnë ligjin, kalojnë rrugën ku nuk ka vendkalime

Drita e kuqe në semaforë nuk e ndaloi këtë qytetar që mos ta kaloi rrugën.

E për këtë shkelje gjoba sipas ligjit të ri të trafikut parashihet 50 euro.

Për këso shkelje, gjoba u rrit për 30 euro krahasuar me ligjin e vjetër por pavarësisht kësaj, qytetarët vazhdojnë të kalojnë rrugën edhe në vende ku nuk ka vendkalim për këmbësorë.

“Është në pyetje siguria jonë nëse s’e kalojmë rrugën ne zebra se e dimë çka na ndodh. Koha është e shkurtë e efektin e shohim ndoshta tek më vonë”, tha Valentina Hoxha, qytetare.

“Veç kqyrin djathtas majtas edhe veç dalin qashtu hajt”, tha Muharrem Shabani, qytetar.

Më të shqetësuarit për këtë dukuri janë ngasësit.

“Pjesëmarrësit edhe qytetarët janë fajtorët se hynë në zebra me telefon në dorë kurrfarë vetëdije s’ka. Problemi është në frenim se mos me pas kujdes shkon jeta”, tha Fatmir Krasniqi, qytetar.

Këtë cështje megjithatë, sipas Bekim Ahmetit, njohës i komunikacionit do ta zgjidhje prania më e madhe e policëve.

“Numri i policëve duhet të rritet, e po ashtu të futet inteligjenca artificiale në këtë rast kamerat. Por do të duhet ta kemi edhe një polici lokale, që merret me parregullsi, që është edhe kjo Këmbësorët që dalin vend e pavend e kalojnë rrugën”, tha Ahmeti.

Ligji i ri i komunikacionit rrugor, ka hyrë në fuqi më 3 prill. Me ligjin e ri parashihen dënime shumë më të ashpra për të gjithë ata që shkelin rregullat e trafikut. /atvlive.tv

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights