Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe profesional

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer.

Sipas një njoftimi në faqen e FSK-së në Facebook, takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së.

Garffer falënderoi Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e FSK-së.Në fund të takimit gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here