Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka dhënë detaje rreth protestës së paralajmëruar për nesër.
Jasharaj ka thënë se Kurti dhe ministrat e tij paralizuan dialogun e mirëfilltë me sindikatat.“Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë, deklaruan se do të respektojnë zërin sindikal dhe fuqizimin e sindikatave, por kanë bërë të kundërtën gjatë këtyre vite, paralizuan dialogun e mirëfilltë duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive, duke ua mohuar të punësuarve në sektorin publik dhe privat mundësinë për të ruajtur të drejtat në punë dhe për të arritur disa benefite si të gjithë kolegët e tyre kudo në vendet e Ballkanit, e Evropës. Ministri Murati do të kujtohet si njeriu që deshi tua ndalë bukën e gojës, pse kërkuan mundësinë për një kafshatë bukë më shumë. Në betejën e vazhdueshme të Qeverisë me SBASHK-un mori pjesë aktive edhe ministrja Nagavci, ajo u mbush me inat pse SBASHK është kaq unik u angazhua për ta dobësuar SBASHK-un, por kurrë nuk ia arriti”, tha ai para mediave.
Jasharaj në këtë konferencë për media ka paralajmëruar se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hynë në grevë të përgjithshme.
“Qasja e tyre dhe injorimi i tyre i vazhdueshëm dolli vendimin për veprime sindikale. Fillimisht u vendos që me 4 dhjetor të bëhet protestë dhe presim që protesta para MASHTI-t dhe qeverisë të jenë mbi 1500 pjesëmarrës. Nëse Qeveria e sidomos Ministrja Nagavci nuk reflektojnë do të analizojmë situatën dhe do të marrin vendime duke mos e përjashtuar grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.