Ish-luftëtari i UÇK-së: Po doli Kadri Veseli nga Haga, Albin Kurti s’ka shans të fitojë më zgjedhjet

Eksperti i sigurisë dhe ish-luftëtar i UÇK Dritan Goxhaj tha se Albin Kurti nuk ka asnjë mundësi të fitojë zgjedhjet nëse Kadri Veseli ose ndonjë nga ish-luftëtarët e UÇK që ndodhen në Hagë do dalë nga burgu.

Kjo është arsyeja sipas tij, pse Kurti kërkon të bëjë zgjedhje para shkurtit ose marsit të vitit që vjen, se në këtë kohë mbaron procesi gjyqësor në Hagë dhe jo të gjithë ata që janë atje do të dënohen.

“Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar nga Kurti është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe integritetin e saj territorial, cenon funksionimin e shtetit të Kosovës brenda territorit të vet. Sa i përket zgjedhjeve, Albin Kurti kërkon të bëjë zgjedhje para shkurtit ose marsit që vitit që vjen, se në këtë kohë mbaron procesi gjyqësor në Hagë dhe jo të gjithë ata që janë atje do të dënohen. Jam i bindur se kreu i fundit i PDK, Kadri Veseli nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura, ai do dali dhe në momentin që ai del Albin Kurti nëse bën zgjedhje pas kësaj date, nuk ka asnjë mundësi të fitojë. Ndaj ai kërkon të bëjë zgjedhje para datës së gjyqit, se kushdo nga ata të dalë dhe të shkojë në Kosovë, Kurti nuk i fiton zgjedhjet”, tha Goxhaj.
https://youtu.be/qM7pRWjqZuA?si=Wuud62k7X79ByAk5

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights