Imami i njohur nga Prishtina, LABINOT Maliqi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se nuk ndalet e keqja e radhës duke i ndëshkuar në maksimum autorët e saj, por sipas tij, duke i parandaluar ato.
“Më shumë emisione edukative o ju njerëz, ku shfaqet respekt i lartë për personalitetin e BASHKËSHORTIT, e respekt i lartë për personalitetin e BASHKËSHORTES; respekt i lartë për autoritetin e NËNËS, e respekt i lartë për autoritetin e BABAIT; respekt i lartë për VAJZËN, e respekt i lartë për DJALIN, pa e nënçmuar ndonjërin dhe pa ia ndërruar rolet asnjërit. Familja është e shenjtë”, ka shkruar Maliqi.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ndalet e keqja e rradhës duke i ndëshkuar në maksimum autorët e saj, por duke i parandaluar ato.
● Më shumë emisione edukative o ju njerëz, ku shfaqet respekt i lartë për personalitetin e BASHKËSHORTIT, e respekt i lartë për personalitetin e BASHKËSHORTES; respekt i lartë për autoritetin e NËNËS, e respekt i lartë për autoritetin e BABAIT; respekt i lartë për VAJZËN, e respekt i lartë për DJALIN, pa e nënçmuar ndonjërin dhe pa ia ndërruar rolet asnjërit. Familja është e shenjtë.
● Edukoni njerëzit se e kanë obligim nga Zoti i Plotfuqishëm që, edhe vajzës edhe djalit t’i ndajnë trashëgimi nga pasuria e tyre.
● Më shumë edukim mbi obligimet e bashkëshortit ndaj bashkëshortes, si dhe obligimet e bashkëshortes ndaj bashkëshortit.
● Më shumë edukim se shkurorëzimi është zgjidhje, ndërsa përfundimet tjera me fatalitet nuk janë zgjedhje.
● Më shumë emisione mbi moralin, etikën dhe traditat tona kombëtare.
● Më shumë emisione kundër dukurive negative si; amoraliteti, droga, prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore, si dhe për rrugët që dërgojnë në këto vrima të zeza shkatërruese.
● Stop gjuhës së urrejtjes ndaj femrës, stop gjuhës së urrejtjes ndaj mashkullit.
Ngushëllime familjarëve dhe miqëve të viktimave. Zoti i mëshiroftë! 🤲
Labinot Maliqi