Hovenier sqaron pozicionin amerikan: Normalizimi i raporteve, nuk nënkupton më pak se njohje reciproke

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një intervistë televizive ka sqaruar termin “raporte të normalizuara” në mes të Kosovës dhe Serbisë, meqë thotë se disa njerëz në Kosovë shqetësohen kur e dëgjojnë të thuhet diçka e tillë nga amerikanët me mendimin se kjo është diçka më pak se ajo çfarë në të vërtetë është kërkuar përfundimisht.

Hovenier ka thënë se është i lumtur të sqarojë se një terminologji e tillë s’nënkupton diçka të tillë dhe rithekson se pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë në dy kampet.

Diplomati amerikan ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është se rezultati përfundimtar i negociatave ne mes të Kosovës deh Serbisë mund të jetë vetëm njohja e ndërsjellë.

“SHBA beson se rezultati përfundimtar i këtij procesi mund të jetë vetëm njoha reciproke”, ka thënë Hovenier në Klan.

Ambasadori amerikan ka thënë se për këtë çështje e shpreh me mjaftë bindje qëndrimin amerikan.

Në këtë intervistë gjithashtu Hovenier ka folur për raportin e Kosovës me SHBA-në dhe ka thënë se kosovarët mund të flenë të qetë sa i përket sigurisë, meqë ushtarët amerikanë janë në Kosovë. Megjithatë Hovenier ka thënë se një përkrahje e tillë s’mund të merret e garantuar dhe se Kosova duhet të bëj pjesën e saj në këtë raport.

“Do të thotë që duam partneritet për të ndihmuar në krijimin e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë ndër të tjera Hovenier.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here