Vdekja e 45-vjeçares nga Prizreni, Qefsere Berisha, mëngjesin e së martës, tronditi familjen e tyre. Për motive akoma të panjohura, e ndjera i dha fund jetës së saj, duke u vetëvrarë me një armë zjarri, që e posedonte bashkëshorti i saj ilegalisht. Ky i fundit tashmë është cak i hetimit, teksa Policia ka kryer sërish bastisje në pronat e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Në vazhdën e hetimit të rastit tragjik, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të gjyqtarit, është kryer kontroll në shtëpinë dhe në një objekt tjetër afarist të personit të dyshuar.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Shpetim Berisha, (55) të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion.
“Një (1) revolver special me katër (4) fishekë dhe dy (2) gëzhoja,
Një (1) kuti të plastikes për armë me një (1) objektiv optik,
Një (1) mekanizëm i armës,
Dy (2) bateri dore,
Tri (3) bajoneta,
Një (1) palë dylbi,
Një (1) tytë të armës së gjuetisë,
Tri (3) pjesë mekanizëm të armeve,
Tre (3) kondakët të armeve të gjata,
Një (1) dorezë druri e pushkës së gjuetisë,
Dy (2) karikator të armës së gjatë të zbrazët,
Katër (4) brsiçe të llojit të ndryshëm,
Një (1) karikator i zbrazet i armës së gjatë,
Njëqind e dyzet e pesë (145) fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrave të ndryshëm,
Njëmbëdhjetë (11) fishekë dhe një (1) gëzhojë të armës së gjatë,
Dymbëdhjetë (12) fishekë të armës AK-47,
Tridhjetë (30) fishekë të pistoletës,
Dyqind e njëzet e tre (223) fishekë të kalibrit 9×19 mm,
Tri (3) shufra metali” – ka njoftuar Policia.
0
Nga Policia kanë bërë me dije se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.