“Heroi ynë na la”- Djali i Gani Imerit prek me fjalët në njoftimin për vdekjen e të atit

Arian Imeri djali i ish-komandantit të Zonës Operative të Shalës, Gani Imeri, ka njoftuar për vdekjen e të atit, i cili ndërroj jetë pas një sëmundjeje, shkruan Periskopi.

Ai ka emocionuar me fjalët në postimin e tij në Facebook, derisa ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të të ndjerit.

“Komandant Gani Imeri, heroi ynë na la! Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta babi, bashkëshorti, vëllau ynë…”, thuhet në postim.

Gani Imeri ishte njëri nga komandantët më të njohur në luftën e UÇK-së ku së bashku me familjen e tij kontriboi në luftën për çlirim./Periskopi

Postimi i plotë:

TË ALLAHUT JEMI DHE TEK AI DO TË KTHEHEMI!

Komandant Gani Imeri, heroi ynë na la!

NJOFTIM

Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta babi, bashkëshorti, vëllau ynë, veterani dhe invalidi i luftës së lavdishme të UÇK-së, GANI (SHAHIN) IMERI.

Babi nuk është dorëzuar kurrë para asnjë sfide, as në luftë e as në paqe, po sot, ju dorëzua Allahut të madhërishëm.

Ti përveq që ishe lider i gjithë familjes tonë, ishe themelues i UÇK, njeri që veprove për fshatin,qytetin e kombin tënd në çdo hapë që e bëre. Historia do flet për ty çdo herë.

Ne sot mërzitemi por më e madhe se mërzia është krenaria për ty, dhe veprat tua që i le pas.

Jetofshim me kujtimet më të mira për ty.

Ju njoftojmë se homazhet dhe mbledhja komemorative për Gani Imerin do të mbahen në Palestrën e Sporteve ’’Jeton Tërstena’’ në Vushtrri.

12:00-13:30 Homazhe

13:30 Mbledhje komemorative

Ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme të Vushtrrisë, në ora 15:00!

Të pikëlluar,

Mbarë familja e madhe Imeri, qyteti i Vushtrrisë ku jetove, dhe shteti i Kosovës për të cilin luftove.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights