Gjysma e ishullit francez në Oqeanin Indian digjet nga zjarret

Për gati një muaj, territori francez i Ishullit Amsterdam në Oqeanin Indian jugor ka qenë nën flakë.
Ishulli, i cili ndodhet rreth mesit të rrugës ndërmjet Australisë, Antarktidës dhe Madagaskarit, ka përjetuar zjarre që kanë djegur më shumë se 55% të sipërfaqes së tij prej 54 km katrorë.

Ishulli Amsterdam nuk ka një popullatë të përhershme, por studiues janë stacionuar aty që nga vitet 1980.

Që prej shpërthimit të zjarreve, siç shkruan bbc, 31 persona janë evakuuar në Ishullin Réunion, më afër Madagaskarit.

Javën e kaluar, autoritetet franceze nisën një mision për të kontrolluar zjarret dhe për të vlerësuar ndikimin e tyre.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here