Sezoni i gjuetisë në Istog do të hapet të dielën më 29 tetor. Por ende pa nisur zyrtarisht sezoni për llojet e caktuara të kafshëve të egra, një gjuetar ka nisur sezonin individual të tij.
Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se si gjuetari gjuan në mes të rrugës Zabllaq-Rudica gjahun e tij.
Në pikë të ditës, ai shti nga një distancë e largët në rrugën që nxënësit shkojnë në shkollë, kalojnë shumë vetura dhe mjete të punës.