Një person është gjetur i vdekur të shtunën në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Vitia”.
Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhrin e prokurorit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.