Gërvalla thotë se bisedoi me kongresistin demokrat për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se ka takuar kongresistin demokrat Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës.

Gërvalla e ka njoftuar kongresistin rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në këtë rajon dhe veprimet që ka ndërmarrë shteti i Kosovës në shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit.

Gjithashtu në takim u bisedua rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Republikën e Kosovës dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve në Uashington takova kongresistin demokrat, Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës. Gjatë takimit biseduam rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Republikën e Kosovës dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit.

Biseduam edhe rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në këtë rajon duke e njoftuar në detaje kongresistin Meeks rreth veprimeve që ka ndërmarrë shteti i Kosovës në shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, duke realizuar kështu një prej premtimeve më të rëndësishme për shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights