Gazetari Visar Duriqi e fiton betejën ligjore kundër ish-kryeimamit Enes Goga, gjykata merr këtë vendim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar në tërësi padinë për shpifje dhe fyerje të ish-kryeimamit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga, ndaj gazetarit Visar Duriqi, portalit “Express” dhe Gazetës “Zëri”.

Në vendimin e marrë më 10 janar 2024, gjykatësja ka refuzuar kërkesëpadinë e Enes Gogës me anë të secilës kishte kërkuar të vërtetohet se gazetari Visar Duriqi kishte shpifur ndaj tij me anë të shkrimeve të publikuara në portalin Gazeta “Express”.

“Refuzohet në tërësi si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Enes Goga nga Peja me të cilën ka kërkuar të vërtetohet se me datën 30.09.2014, i padituri Visar Duriqi në portalin Express, ka shpifur ndaj tij publikimin e shkrimit “Intelegjenca Ndërkombëtare: Ëahibistët e Pejës merreshin me haraç e drogë-kishin edhe kampe rekrutimi” si dhe refuzohet si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Enes Goga nga Peja me të cilën ka kërkuar të vërtetohet se me datën 07.10.2014, në portalin Express, në pronësi të paditurës së dytë- Media Ëorks Shpk me publikimin e lajmit me titullin “Nëna e Kryeimamit Radikal Enes Goga pa mbulesë”, ka fyer dhe cenuar privatësinë e tij”, thuhet në aktgjykim.

Sipas aktgjykimit është refuzuar edhe kërkesëpadia e ish-kryeimamit në Pejë ndaj portalit “Express” për publikimin e këtyre artikujve me anë të secilës kishte kërkuar 10 mijë euro dëmshpërblim.

“Refuzohet kërkesëpadia e paditësit me të cilën ka kërkuar nga e paditura e dytë që për lajmet e publikuara me datë 30.09.2014 dhe me datë 07.10.2014, të detyrohet t’ia kompensoj dëmin jo material për dhimbjet e pësuara shpirtërore, në shumën e përgjithshme prej 10,000.00 € dhe atë për shkak të cenimit të autoritetit 4,000.00 €, për shkak të cenimit të nderit 2,000.00 € për shkak të përhapjes së shpifjes dhe fyerjes 4,000.00 € me lajmin e publikuar me datën 30.09.2014 dhe me datën 07.10.20114, me kamatë ligjore, nga data e paraqitjës së padisë deri në pagesën definitive”, thuhet tutje në aktgjykim.

Po ashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes këtij aktgjykimi, ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Gogës edhe ndaj portalit Zëri ku kishte kërkuar se i padituri kishte fyer atë përmes publikimit të dy artikujve në gusht të 2014-tës.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Enes Goga nga Peja me të cilën ka kërkuar të vërtetohet se me datën 20.08.2014, Portali Zëri, në pronësi- të paditurit e tretë NBB Zëri” shpk, me publikimin e artikullit “Kryeimami i Pejës si sheherzadja”, ka fyer në drejtim të paditësit si dhe refuzohet si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Enes Goga nga Peja me të cilën ka kërkuar të vërtetohet se me datë 23.08.2014, portalin Zëri, në pronësi – të paditurit të tretë NBB Zëri”shpk, me publikimin e artikullit “Kryeimami i Pejës si sheik në xhaminë e Devollëve”, ka fyer në drejtim të paditësit, si dhe me të cilën ka kërkuar nga e paditura t’ia kompensoj dëmin jo material për dhimbjet e pësuara shpirtërore, në shumën e përgjithshme prej 10,000.00 € dhe atë për shkak të cenimit të autoritetit 4,000.00 €, për shkak të cenimit të nderit 2,000.00 €, për shkak të shkaktimit të dhimbjeve shpirtërore, për shkak të përhapjes së fyerjes, 4,000.00 €, me lajmin e publikuar me datë 20.08.2014, si dhe lajmin e publikuar me datën 23.08.2014”, thuhet në aktgjykim.

Kryeimami Goga Obligohet të paguajë shpenzimet

Me këtë rast, sipas vendimit të Gjyjatës, Kryeimami Enes Goga është obliguar që gazetarit Visar Duriqi dhe portalit Express t’ia paguajë shpenzimet procedurale në vlerë të 1,934 eurove, kurse portalit Zëri në shumën prej 613 euro e 6 centë.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimit thuhet se Gjykata pas vlerësimit të pohimeve ndërgjyqësore dhe të provave të nxjerra në kuptim të nenit 8 të Ligjit të Procedur të nenit 8 të Ligjit të Procedurës Kontestimore (LPK), me kujdes dhe me ndërgjegje ka çmuar çdo provë veç e veç dhe të gjitha ato së bashku, dhe ka gjetur se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar.

Gjatë këtij procesi, avokati i gazetarit Visar Duriqi dhe Gazetës Express, Lekë Morina, në disa raste kishte përmendur faktin që këto padi duhet të klasifikohen si padi SLAPP.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se artikulli i cili tani ishte objekt i shqyrtimit gjyqësor i referohet shtatorit 2014, ndërsa artikulli për të cilin ka një vendim gjyqësor është i mëvonshëm. Nga kjo, në arsyetimin e saj, gjyqtarja ka theksuar se në këtë rast nuk kanë të bëjnë me delikt të ri civil ashtu siç ka pretenduar paditësi, por se delikti civil ka ekzistuar.

Ndërsa lidhur me artikullin e dytë të kontestuar i cili ishte publikuar në gazetën “Express” me titullin “Nëna e Kryeimamit Radikal Enes Goga pa mbulesë”, gjykata ka gjetur se shkrimi i referohet figurës së nënës së paditësit, artikull ky i cili është i shoqëruar me fotografi. Gjykata ka vlerësuar se fotografia ka të bëjë me figurën e nënës së paditësit, rrethanë kjo jo e kontestueshme si dhe gjeti që artikulli nuk përben fyerje apo cenim ndaj paditësit.

Lidhur me artikullin me titullin “Kryeimami i Pejës si Sheherzadja” si dhe “Kryeimami i Pejës si sheik në xhaminë e Devollëve” të publikuara nga Gazeta Zëri, gjykata erdhi në përfundim se e paditura nuk është përgjegjëse për publikimin e artikujve, titulli i të cilëve është i kontestuar, pasi shprehjet si “sheherzade” dhe “sheik” nuk kanë përmbajtje përçmuese, poshtëruese apo fyese ndaj të paditurit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here