G7 bie dakord t’i jap Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse

Udhëheqësit e shtatëve vendeve më të industrializuara në botë të njohur si G7, kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë nëpërmjet përdorimit të aseteve të ngrira ruse deri në fund të vitit, njoftoi presidenca franceze.

“Ne kemi një marrëveshje”, tha një zyrtar i presidencës, përpara samitit të G7 në Itali, i cili do të mbahet nesër (e enjte) që do të fokusohet në mbështetjen e luftës së Kievit kundër pushtimit rus.

Udhëheqësit e G7 synuan të bien dakord për një marrëveshje për përdorimin e fitimeve nga interesi në 325 miliardë dollarë të aktiveve të ngrira të bankës qendrore ruse për të ndihmuar Kievin, duke përdorur fitimet si kolateral për një kredi deri në 50 miliardë dollarë, shkruan lemonde.

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të enjten gjatë samitit të G7 në Pulia të Italisë.

“Fillimisht kjo ishte një nismë amerikane”, tha zyrtari i presidencës franceze, duke shtuar se teorikisht kredia për Ukrainën do të shlyhej me “të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”.

Ndryshe, kujtojmë se G7 e përbëjnë Shtetet e Bashkuara, Kanada, Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Japonia. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights