24.5 C
Pristina
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Franca mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare! Sondazhet nxjerrin Le Pen në rrugën drejt fitores

Në Francë janë hapur qendrat e votimit për rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund ta sjellin në pushtet partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, për herë të parë në histori.

Në Francë janë hapur qendrat e votimit për rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund ta sjellin në pushtet partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, për herë të parë në histori.

Me luftën e Rusisë kundër Ukrainës që është në muajin e tretë dhe me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit, mbështetja për partinë Tubimi Kombëtar, që është kundër migrantëve dhe është euroskeptike është rritur, pavarësisht zotimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, se do të parandalojë ngritjen e kësaj partie.

Qendrat e votimit në mbarë Francën u hapën në ora 08:00 dhe do të mbyllen 12 orë më vonë. Pas mbylljes së votimeve do të nisë publikimi i projeksioneve, që rëndom parashikojnë rezultatin me një shkallë të saktësisë.

Votuesit në territoret e tjera franceze në mbarë botën votuan më herët gjatë fundjavës. Rreth 49 milionë persona kanë të drejtë vote.

Zgjedhjet për 577 ulëset e Asamblesë Kombëtare janë një proces me dy runde. Përbërja e Parlamentit të ri do të bëhet e qartë vetëm pas rundit të dytë që do të mbahet më 7 korrik.

Shumica e sondazheve thonë se Tubimi Kombëtar i Le Pen është në rrugën drejt fitimit të më së shumti ulëseve në Asamblenë Kombëtare – Dhomës së Ulët të Parlamentit – edhe pse ende mbetet e paqartë nëse kjo parti do të fitojë një shumicë të plotë.

Parashihet që dalja në zgjedhje të jetë e lartë dhe sondazhet e fundit kanë thënë se partia e Le Pen do të fitojë në mes të 35 për qind deri në 37 për qind të votave, aleanca e Frontit të Ri Popullor e krahut të majtë parashihet të marrë 27.5-29 për qind, dhe kampi centrist e Macronit 20 deri në 21 për qind.

Nëse Tubimi Popullor fiton një shumicë absolute, kryetari i partisë, Jordan Bardella, 28 vjeç, mund të bëhet kryeministër i ri i shtetit, në një “bashkëjetesë” të tensionuar me Macronin.

Vendimi i Macronit për të thirrur zgjedhje të parakohshme erdhi pasi Tubimi Kombëtar doli mirë në zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën këtë muaj, duke habitur miqtë dhe armiqtë dhe nxitur paqartësi në ekonominë e dytë më të madhe të Evropës.

Gjatë fushatës zgjedhore ka pasur rritje të gjuhës së urrejtjes, jotolerancës, dhe racizmit. Madje, në një tubim të partisë së Le Pen, mbështetësit kanë sulmuar verbalilisht një grua me ngjyrë.

Macron, ndërkaq ka dënuar “racizmin apo antisemitizmin”. Por, mbështetja për kampin centrist të Macronit ka rënë dhe partitë e krahut të majtë tejkaluan mosmarrëveshjet e tyre dhe u bashkuan për të garuar në kuadër të Frontit të Ri Popullor.

Analistët kanë thënë se përpjekjet shumëvjeçare të Le Pen për të përmirësuar imazhin e partisë së saj, të bashkëthemeluar nga një ish-anëtar i një grupi nazist, janë shpaguar.

Kjo parti ka premtuar se nëse fiton pushtetin do të forcojë fuqinë blerëse, do të frenojë emigrimin dhe do të forcojë sundimin e ligjit.

Macron ka paralajmëruar votuesit se një fitore nga ekstremi i djathtë apo nga e majta e fortë, mund të nxisë një “luftë civile”.

Ai ka insistuar se do të çojë deri në fund mandatin e tij të dytë presidencial – që përfundon më 2027 – pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet./REL

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights