Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sapo kanë pohuar se kanë sulmuar “selinë qendrore” të Hezbollahut në Bejrut.
Sulmi ka ndodhur në godinën në të cilën dyshohet se ndodhej lideri i Hezbollahut Nasralla, por ende nuk dihet fati i tij.Netanyahu u tha gazetarëve se ka dhënë urdhër ta ekzekutojnë liderin e Hezbollahut pak minuta para se sulmi të ndodhte në Bejrut.
Izraeli thotë se synon të heqë kërcënimin e Hezbollahut dhe t’i kthejë njerëzit e zhvendosur në Izraelin verior. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, thotë se po vepron në solidaritet me palestinezët.