Ekskluzive: Njëri nga të arrestuarit për spinuazh vëllai i ish policit të dënuar për shpërthimin te lokali ‘Sekiraqa’

Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë arrestuar të mërkurën dy persona në Ferizaj, të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). Hetimet zgjatën disa muaj dhe rezultuan me arrestimin e dy personave që ishin cak, të cilët tashmë ndodhen në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit, Muharrem Qerimi është vëllai i Shpend Qerimit, ish policit të dënuar për rastin e shpërthimit në lokalin ‘Sekiraqa’.

Shpend Qerimi ishte dënuar me 25 vjet burgim për këtë rast që noddhi në vitin 2007.

Ai ishte shpallur fajtor për shkak se më 24 shtator 2007, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, bashkë me tetë persona kishin vënë eksploziv në lokalin e Enver Sekiraqës që përfundoi me vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve. Shpërthimi ishte kryer në shenjë hakmarrjeje par vrasjen e policit Triumf Riza.

Qerimi ishte dënuar me 33 vjet burgim për vrasjen e trefishtë që ishte kryer ndërmjet 27-28 shtatorit 2007, në vendin e quajtur yë “Ura e Lepencit” afër fshatit Soponicë të Ferizajt. Gjykimi për këtë rast vazhdon edhe sot.

Ndryshe, lidhur me rastin e Muharrem Qerimit, pas publikimit të lajmit, BIA serbe ka reaguar duke mohuar se të dyshuarit kanë pasur ndonjë lidhje me të.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here