Ekskluzive: Ky është personi që raportoi 20 raste të rrejshme në Polici, përfundon në ndalim

Kushdo që lajmëron rrejshëm në Polici për çfarëdo rasti rrezikon të futet në sherr me ligjin dhe të dënohet edhe me burgim. Raste të tilla nuk janë të rralla dhe motivet shpesh zbulohet se lidhen me konflikte të ndryshme, të cilat të dyshuarit tentojnë t’i zgjidhin duke mashtruar e përfituar, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet ndaj një 26-vjeçari, i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u arrestua dje në Fushë Kosovë për raportimin e rrejshëm të 20 rasteve është Blert Gashi.

Për motive akoma të panjohura nga filllimi i këtij viti deri më dje, i njëjti e ka lajmëruar Policinë për raste të ndryshme, duke dhënë deklarata të rreme.

Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Pas zhvillimit të hetimeve lidhur me disa denoncime ndaj një personi, nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, që nga janari deri me 23 maj 2024, ka lajmëruar 20 raste rrejshëm.

Personi i dyshuar B.G, 26 vjeç, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights