Eklipsi i plotë – Errësohet plotësisht Meksika, SHBA-ja dhe Kanadaja

Eklipsi diellor ndodhi. Hëna bëri që dielli të zhduket plotësisht për disa sekonda, duke nisur nga Meksika, Teksasi në Shtetet e Bashkuara dhe më pas edhe në Kanada.

Eklipsi zgjati rreth 4 minuta nga moment kur hëna filloi të zinte rrezet e diellit derisa rrezet e diellit u rikthyen përsëri në tokë plotësisht. NASA publikoi pamjet mahnitëse të fenomenit natyror, të cilat u panë live nga miliona njerëz në të gjithë botën, ndërsa miliona të tjerë kishin mbushur sheshet në këto shtete duke e parë atë drejtpërdrejtë.

Rreth 5 milionë njerëz nga e gjithë bota shkruajnë mediat e huaja kishin udhëtuar për ta parë fenomenin e rrallë në vendet ku u shfaq. Ky ishte eklipsi i parë diellor në këtë shekull, që ishte i dukshëm në të tre vendet e Amerikës së Veriut, SHBA, Kanada dhe Meksikë. /RTSH/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights