E tmerrshme: Dy të rinj në Podujevë e zhveshin një të mitur, e incizojnë dhe i publikojnë pamjet

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria. Viktima të këtyre rasteve shumë shpesh janë edhe të miturat, të cilat përballen me ngacmues, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Letanc të Podujevës, ku një 14-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga dy persona.

Dy të dyshuarit tashmë ndodhen tashmë nën masën e ndalimit policor, ndërsa Sinjali ka mësuar detajet e rastit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas publikimit të disa pamjeve në rrjete sociale, ku shihen dy persona, teksa e zhveshin viktimën dhe më pas e filmojnë, pamje këto që janë shpërndarë më pas.

Hetuesit policorë, siç mëson Sinjali, kanë arritur që t’i identifikojnë të dyshuarit, një 18 dhe një 19-vjeçar, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive të të dy palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen nën dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. /GazetaSinjali/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here