E rëndë në Fushë Kosovë: I riu i shkon 40-vjeçares te banesa dhe e rrah, e kërcënon me publikimin e videove

Vajzat dhe gratë përveç që janë viktimat më të shpeshta të dhunës, shumë herë edhe kërcënohen, shantazhohen e detyrohen të veprojnë kundër vullnetit të tyre nga burrat apo personat me të cilët kanë pasur raporte të afërta. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të hënën në mbrëmje, në një banesë në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, viktimë është një 40-vjeçare, e cila është sulmuar nga një person, për motive akoma të panjohura.

Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur pak para mesnatës, kur i dyshuari i kishte shkuar viktimës te banesa ku jeton dhe fillimisht kanë pasur një konflikt verbal.

Më pas, i dyshuari ka vazhduar me ofendime e kërcënime për publikimin e disa videove që pretendon se i posedon, duke i shkaktuar shqetësim e frikë viktimës.

Për të mos mbaruar me kaq, të njëjtat burime thonë se i dyshuari ka eskaluar në sulm, duke e goditur viktimën me grushte e shqelma.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj, 40-vjeçarja ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të veprave “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shtrëngim”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here