Jehona Sylejmani nga fshati Gërmovë është e reja që ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gërmovë – Sodovinë.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes postimeve në rrjete sociale, raporton Paparaci.
Policia ka dhënë detaje se si erdhi deri te aksidenti tragjik.
Siç njofton PK, ajo ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.
Kështu e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./Paparaci