E dhimbshme: Kjo është 34-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht, dyshohet se ra nga kati i dytë i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Graçanicës, ku një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Artila Kameri, 34-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se sipas informacioneve të para, Kameri dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i hotelit ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here