E dhimbshme: Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas

Drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas në Shqipëri, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga Dhoma Ekonomike e Gruas, ndërsa përmes një njoftimi thuhet se: “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë.”

Historia tragjike e Klodianës nisi me humbjen e fëmijës, si pasojë e së cilës kaloi në një komplikacion të rëndë dhe prej disa javësh ishte në gjendje kritike për jetën.

Ajo u dërgua dhe në Stamboll për trajtim të specializuar.

Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht ndaj dhe u cel një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro me qëllim shpëtimin e saj.

Për fat të keq, as mjekimi në Turqi nuk arriti t`ia shpëtonte jetën, raporton TCH.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë.

Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore” – thuhet në njoftim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights