Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi, i cili dyshohet se ka ngacmuar një gazetare të “RTVD”.
Në njoftimin e Prokurorisë, theksohet se personi në fjalë ka përcjellur dhe ka telefonuar në vazhdimësi gazetaren.
“Sipas aktakuzës, nga viti 2019 e deri më 30 tetor 2023, i pandehuri i lartcekur përmes përcjelljes dhe thirrjeve të vazhdueshme telefonike, në vazhdimësi, përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, si dhe duke e vënë të dëmtuarën-gazetaren E.D. nën vëzhgim.” – thuhet në njoftim.