Dua Lipa flet shqip në Kroaci, mediat serbe raportojnë me gjuhë urrejteje

Thirrja “Hajde njerëz” nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa e përdorur në gjuhën serbokroate ishte për të entuziazmuar turmën në koncertin në Pulë të Kroacisë të dielën. Lajmi mori dhenë në rajon. Në Kroaci mediumet raportuan për anët pozitive të performancës dhe atmosferës, ndërsa në Serbi reaguan ashpër.

“Dua Lipa emocionoi kroatët me një thirrje në koncertin e së dielës në Pulë, dhe pamjet vazhdojnë të shpërndahen në rrjete sociale. ‘Hajde njerëz’ ka bërtitur këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare në mes të performancës së këngës ‘Be the One’, me të cilën u bë e famshme në fillim të karrierës”, ka shkruar mediumi i njohur kroat “index.hr”.

Videon e këtij momenti e ka publikuar “Rovinj FM”. Pamjet janë bërë virale në Kroaci dhe në Serbi. Madje Dua Lipa i ka përshëndetur në kroatisht adhuruesit edhe në fillim të koncertit.

Për dallim nga Kroacia, në mediat në Serbi është shkruar me gjuhë urrejtjeje për këtë koncert.

“Këngëtarja më e urryer shqiptare ka folur në serbisht! Kaos në koncertin në Kroaci…” ka qenë titulli që është përdorur nga mediumi serb “alo”.

E “Telegrafi” serb ka shkruar se “këngëtarja me origjinë nga Kosova, që urren Serbinë, ka performuar në Kroaci dhe iu adresua audiencës në gjuhën tonë”. /express

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights