Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të godiste më sëpatë djalin e tyre të mitur, arrestohet 49-vjeçari

Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje në fshatin Godolesh të Elbasanit.

Në pranga ka rënë një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur, 10 vjeç.

“Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e dhunës në një familje, në fshatin Godolesh.

Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here