Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Osmani ka thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe, shkruan Gazeta Express.
Osmani tutje ka thënë e në këtë rrugë, Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit.
Presidentja Osmani ka falënderuar vendet që e kanë përkrahur Kosovën deri tani dhe ka thënë se së bashku me to do të punohet për ta bërë realtet anëtarësimin e Kosovës në kiE.
“Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë Këshillin e Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më herët sesa vonë”, ka shkruar Osmani./
The Republic of Kosovo will be the 47th member of the Council of Europe.
It is just a matter of time.
On this path, we shall not compromise the values that form the very foundation of our country.
Once we’re there, we’ll continue to stand for the pillars that define the CoE:…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2024