Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së

Gjykata Speciale, ka njoftuar se dëshmitari i radhës i Prokurorisë ka qenë përkrahës i LDK-së.

Sipas njoftimit dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhje.
Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së
Autori: B Xh

Gjykata Speciale, ka njoftuar se dëshmitari i radhës i Prokurorisë ka qenë përkrahës i LDK-së.

Sipas njoftimit dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje.

Sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.

“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim. Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndaluar dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e BisliM Zyrapit ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here