Filozofi Blerim Latifi ka dalë me një vështrim rreth deklaratës brutale që dha sot ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, drejtuar qeverisë kosovare që “mos urinoni para derës së klubit ku doni të hyni”.
“Nën tonin e saj jodiplomatik qëndron një e vërtetë shumë diplomatike”, shkroi Latifi.Të vërtetat e kanë të vështirë të depërtojnë në veshët e bllokuar me dyllin e miteve dhe iluzioneve, prandaj shpesh ato, pra të vërtetat, duhet të bëjnë zhurmë, të alarmojnë dhe ndonjëhetë edhe të brutalizohen në kënyrë që të arrijnë të dëgjohen”.
“Këtyre situatave u takon edhe deklarata “brutale” e ambasadorit Hovenier. Nën tonin e saj jodiplomatik qëndron një e vërtetë shumë diplomatike. Ajo që mendimtari amerikan, Joseph Nye, e paraqet në formë analogjie: Të jesh anëtar i bashkësisë ndërkombëtare të shteteve është si të jesh anëtar i një klubi, ku gjëja e parë që duhet të bësh është të pranosh rregullat e lojës dhe e dyta të sillesh sipas tyre. Nëse e bën të kundërtën ose të përjashtojnë nga loja, ose të dëbojnë krejt nga klubi”, shkroi Blerim Latifi.