Dalin detajet pse Elon Musk i ‘çaktivizon’ Teslan liderit çeçen

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka akuzuar sot pronarin miliarder të Teslas, Elon Musk, se i ka çaktivizuar nga distanca automjetin elektrik Tesla Cybertruck që i dhuroi në gusht.

Kadyrov, i cili ka sunduar Çeçeninë me grusht të hekurt për 17 vjet, u shfaq në një video duke drejtuar automjetin, të cilit i kishte montuar sipër një mitraloz dhe shprehej se do shkonte me të në frontin e luftës në Ukrainë.

Edhe pse Kadyrov deklaronte se Musk ia ka bërë dhuratë makinën, pronari i Tesla e mohoi këtë përmes një postimi në platformën ‘X’“Kohët e fundit, Musk çaktivizoi nga distanca Cybertruck”, u ankua Kadyrov në një postim në Telegram. “Nuk është mirë Elon Musk të sillesh kështu. Ofron dhurata të shtrenjta nga zemra dhe më pas i çaktivizon ato nga distanca”, shtoi lideri çeçen.

Kadyrov pretendon se automjeti është përdorur në operacione ushtarake dhe u dërgua në Ukrainë “ku ia doli mrekullisht” para se Musk ta çaktivizonte.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here