Ceremonia Shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të Ismail Kadaresë, detaje për homazhet publike.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar detaje lidhur me ceremoninë shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe Përcjelljen e Fundit të Personalitetit të Shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare:
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës