Bëhuni gati: Në këtë ditë gjatë kësaj jave pritet që të ketë borë në Kosovë

Gjatë ditës së enjte parashikohet se do të bie borë në Kosovë, në viset malore por edhe në ultësira, shkruan Gazeta Metro.

Meteorologët në Kosovës, konkretisht nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), kanë njoftuar se të enjten në viset e larta parashihet të bie borë me intensitet të dobët, derisa në viset e ulëta parasihet shi i përzier me borë.

Që do të ketë borë ka parashikuar edhe ‘Mendimi për Motin’. Sipas parashikimit të meteorologut Mendim Rugova, reshjet e shiut të ditës së mërkurë do të shndërrohen në borë gjatë ditës së enjte me rënie të temperaturave në 2C, e 0C deri në mbrëmje.

Sipas Rugovës këto reshje bore, herë herë mund të jenë më intensive, që edhe mund të formojnë shtresë dëbore.

Se do të ketë borë ka parashikuar edhe webfaqja për parashikimin e motit ‘Accuweather’. Sipas parashikimit të kësaj webfaqe, bora do të arrijë shtresë deri 3 centimetër.

Të premten nuk do të ketë borë, veçse do të jetë ftohtë me temperatura -2 gradë Celsius.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights