Shantazhimet në rrjetet sociale ditët e sotme janë kthyer në kryefjalë. Kërcënimet më foto intime apo të njerëzve të dashur po detyrojnë shumë adoleshentë t’u nënshtrohen.
I riu nga Shkodra i ka kërkuar të miturit që me adresa fallco ku prezantohet si femër të kërkoje numrin e telefonit e më vonë me të të vjedhin para.“Unë jam nxënës i shkëlqyer në shkollë , por kam rënë pak nga mësimet që kur më ka dalë ky problem, sepse kam ankth” tregon i mituri
Në mesazhet që i riu nga Shkodra i dërgon të miturit i thotë se do publikojë të dhëna se i ati ka përdhunuar motrën e tij të vogël. “ Unë kam frikë për familjen time , mos ma publikojë se me mua të bëjë ç’të dojë, kam mesazhe që ai më tregon se me adresa fallco mund të vjedhim të dhëna dhe të bëjmë para, madje nëse bashkëpunoj me të do më japë gjysmën e parave ” thotë i mituri.
I frikësuar se çfarë mund të ndodhë me familjen e tij, 17 vjeçari është gati të udhëtojë për në Shkodër dhe të takojë personin që e kërcënon.
Gazetarët e Fiksit faktuan problemet e të miturit me 21 -vjeçarin nga Shkodra, ku me mesazhe pranon se ka publikuar foto të tij, dhe se nuk do t’i heqi ato, madje po me mesazhe i tregon të miturit sesi ju merr para njerëzve me shantazhe dhe mashtrime në rrjetet sociale.
Fiksi solli me zë dhe figurë takimin e të miturit me shantazhuesin, ku ky i fundit pranon se publikon dhe mban në arkivë fotot e të miturit. Gjithashtu tregon sesi po bën para, me kërcënime dhe vjedhje të adresave.
Sajmoni e takon të miturin në Velipojë dhe i pranon se nuk do që t’i fshijë fotot. Ai tregon se ka bërë 8 mijë euro në 4 muaj, më vjedhje akauntesh dhe me shantazhe. Madje ai tregon se shantazhoi të dashurën me publikimin e një fotoje nudo, dhe i mori 2 mijë euro. Sajmoni tregon se këto para ish e dashura jua mori pleqve me adresa të rreme në Facebook.