Atentati në Don Bosko, makina u soll nga Kosova, ende asnjë gjurmë për autorët

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur 5 ditë më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona. Makina që u përdor nga autorët dhe më pas u gjet e djegur në zonën e Kamzës në Tiranë, ka ardhur në Shqipëri nga Dogana e Morinës.

Për këtë shkak policia i ka dërguar një letër homologëve të tyre në Kosovës, ku i kërkon informacion mbi përdoruesin e mëparshëm të mjetit, me qëllim identifikimin apo rënien në gjurmët e autorëve.

Deri tani auroritetet në Kosovë, janë ende në fazën e verifikimeve dhe nuk kanë një përgjigje. Policia ka dyshime se makina mund të jetë blerë nga autorët në Shqipëri. Për këtë po punohet edhe me këqyrjen e pamjeve të kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike gjatë sezonit veror.

Targat që u përdorën në mjetin që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi. Blutë po punojnë për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.

Nga atentati i së mërkurës (4 Shtator 2024) mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Dyshohet se objektivi i atentatit ishte Elezaj, i cili rezulton që të ketë precedent të mëparshëm penal. /Zëri.al/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here