Arsim Kabashi i reagon Baton Haxhiut, e fton në debat për biznes

Kryetari i klubit të futbollit, Ballkani, Arsim Kabashi ka ironizuar me publicistin dhe ish-gjyqtarin e futbollit, Baton Haxhiu, i cili së fundmi “e tronditi” futbollin kosovar me letrën hapëse ndaj heshtjes së klubeve dhe keqmenaxhimit të Federatës e kapjes së disa mediave e gazetarëve, me ç’rast i detyroi klubet e futbollit të reagonin një nga një, ndaj tij, por edhe ndaj analistëve të tjerë të futbollit dhe ndaj emisioneve të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Sot, Haxhiu e bëri edhe një reagim “goditës” ndaj klubeve të Superligës për postimin e tyre sinkronizues dhe “copy-paste” në drejtim të tij dhe të mediave, ndërsa i krahasoi klubet me “ushtarë të bindur të marrin urdhra nga lart”.

Kabashi, përmes një postimi në rrjetete sociale, respektivisht në “story”, e përmendi Baton Haxhiun, të cilit i bëri ftesë për një debat live, por për të diskutuar për biznes, duke konsideruar se aty të dy i kanë “pikat e forta”, pasi kreu i Ballkanit tha se s’merr vesh në politikë dhe e vuri në dyshim njohurinë e Haxhiut për sport.

Ballkani ishte klubi i parë që reagoi mbrëmë, në mbrojtje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në sulm të Haxhiut, analistëve dhe të emisioneve sportive.

Më poshtë mund ta lexoni postimin ironizues të kreut të kampionit të Kosovës. /Gazeta Express/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here