Është arrestuar edhe i kërkuari i tretë për rastin e fajdeve në Gjilan, që po udhëheqet si hetim nga Prokuroria Speciale.
Insajderi merr vesh se bëhet fjal për Albert Rexhepin, i njohur edhe si “Albert Malisheva”.Rexhepi ishte shpallur në kërkim që ditën kur u arrestua babë e birë, Mefail e Edison Shkodra.
Në raportimet e Gazetës Insajderi, bazuar në dosjen e Prokurorisë e dokumentet e Gjyqit, viktima e këtij rasti pos Edison e Mefail Shkodrën e përfshinë në rast edhe Albert Rexhepin.