Arrestimi i Naim Murselit për vrasjen e gruas, çfarë u tha gazetarëve babai i tij sot në varrim?

Shaban Murseli, vjehrri i të ndjerës, Lirdone Ademaj Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitës më 29 nëntor, ka thënë se po bëhen shumë thashetheme mbi vrasjen e saj.

Murseli në varrimin e të ndjerës u deklarua për media, ku tha se nusja ka shumë gjasë që është ngatërruar me rripin e sigurisë, derisa ishin duke tentuar të ikin, transmeton Telegrafi.

“Ka thashetheme, por version më i saktë është se ka rezistuar. Kishin blerë shtëpi në Prishtinë, ishin duke rregulluar shtëpinë për të hyrë. I kanë plaçkitur, kanë marrë telefonat, ari, ende nuk i kam parë nipat. Versioni i tij (Naimit) është se i ka gjuajtur fëmijët prej kerri, edhe në gjuhën suedeze i ka thënë ik, siç duket është ngatërruar nusja me rripin e sigurisë”, tha ai.

Tutje, ai tha se “është e është e tmerrshme të manipulohet më keto gjëra, unë e di sa shumë e ka dashtë Naimi atë”.

Ndryshe sot në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit, Liridone Ademaj – Murseli, e cila më 29 nëntor, rreth orës 20:00.

Në varrim kanë marrë pjesë familjarët e të ndjerës dhe një numër i madh i qytetarëve.

Ndryshe, medait sot kanë raportuar për arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër që tani është identifikuar si Granit Plava, familjar i Naim Murselit si të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

LEXO EDHE:

Ky është Granit Plava, i dyshuari për vrasjen e Liridona Murselit

Kjo është shuma e parave që dyshohet se Naim Murseli ia dha dorasit për ta vrarë gruan e tij

Çfarë kishte postuar në Facebook Naim Murseli një ditë para vrasjes së gruas së tij?

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here